SHBA: Rusët mund të kenë qenë në vendin e sulmit në Douma
Rajon - Botë

SHBA: Rusët mund të kenë qenë në vendin e sulmit në Douma

16 Prill 2018 | 12:47

​Rusia ka mund të jetë në vendin e sulmit me armë kimike në qytetin sirian Douma, deklaroi sot emisari amerikan Kenneth Ward në takimin e Organizatës për ndalim të armëve kimike (OPCW), duke kërkuar që kjo organizatë të dënojë përdorimin e vazhduar të armëve kimike.

“Që një kohë të gjatë është dashur që bota të dënojë qeverinë siriane për shkak të terrorit të saj kimik dhe të kërkojë përgjegjësi ndërkombëtare për të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë vepër të tmerrshme”, tha Ward.

Më të lexuarat

Tribuna

Email