Rusia propozon normalizim të marrëdhënieve me SHBA-në
Rajon - Botë

Rusia propozon normalizim të marrëdhënieve me SHBA-në

13 Shtator 2017 | 13:03

Rusia i dorëzoi Administratës së Presidentit Trump një dokument të detajuar për të normalizuar marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës, njofton “BuzzFeed”.

Portali deklaron se “harta e rrugës” parashikon rindërtimin e lidhjeve diplomatike dhe ushtarake, si dhe kontaktet e shërbimeve speciale të ngrira nën administrimin e Barak Obamës.

Megjithatë, Departamenti i Shtetit nuk ka komentuar mbi raportet që u shfaqën në media.

“Nuk di për këtë. Ajo mund të konsiderohet diskutim privat diplomatik dhe unë nuk mund të konfirmoj ndonjë hollësi në lidhje me të”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Navert me kërkesë të gazetarëve për të komentuar lajmin e publikuar në media.

Ajo gjithashtu shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë.

“Sekretari i Shtetit Rex Tilerson ka folur shpeshherë për marrëdhëniet tona, duke theksuar se ne jemi duke marrë një qasje pragmatike për marrëdhëniet tona me Rusinë dhe se ne duhet të kemi fusha ku mund të punojmë së bashku. Në fushat ku pikëpamjet tona nuk përputhen, ne do të përpiqemi për vlerat amerikane, do të flasim për vlerat amerikane dhe gjërat që janë të rëndësishme për popullin tonë, por gjithashtu duam të punojmë së bashku me ta”, tha zëdhënësja.

Më parë, ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoli Antonov njoftoi gatishmërinë e Moskës për hapa konkretë për të përmirësuar marrëdhëniet me Uashingtonin.

Më të lexuarat

Tribuna

Email