Rama në grupin e PS-së: Zgjedhjet do të mbahen me ose pa opozitën
Rajon - Botë

Rama në grupin e PS-së: Zgjedhjet do të mbahen me ose pa opozitën

20 Mars 2017 | 15:39

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari i saj, Edi Rama përsëriti vendosmërinë e mazhorancës për të hyrë, qoftë dhe i vetëm, në zgjedhjet parlamentare te 18 qershorit.

Sipas raportimit të mediave, që i referohen burimeve brenda mbledhjes, kreu i PS-së, njëkohësisht kryeministër i vendit, është shprehur se zgjedhjet do të mbahen me ose pa opozitën.

Gjithashtu, kryeministri i ka kërkuar deputetëve socialistë që të mos mungojnë në seancën plenare të së enjtes ku do të votohen dekretet e Presidentit për emërimin e katër ministrave të rinj.

Miratimi i dekreteve ne parlament bëhet me shumicë të thjeshtë, 71 vota.

Më të lexuarat

Tribuna

Email