Rama dhe Vuçiç në përballjen e tretë live
Rajon - Botë

Rama dhe Vuçiç në përballjen e tretë live

07 Gushtë 2015 | 16:23

Pas plot dy konferencave për shtyp në Beograd dhe Tiranë, pjesëmarrja në Samitin e Vjenës e çon në tre numrin e përballjeve “live” në media të Ramës dhe Vuçiç. Rama dhe Vuçiç do të jenë përballë të rinjve në një debat televiziv.

Kryeministrat e vendeve të Ballkanit, për të dytën herë do të mblidhen në Vjenë më 27 gusht, në vijim të Konferencës së Berlinit, nën kujdesin e kancelares Merkel. Ky samit i dytë, do t’i bëjë një bilanc asaj çfarë është arritur deri më sot pas samitit të Berlinit mbajtur një vit më parë. Vendet e Ballkanit do të paraqiten me projekte konkrete, kryesisht në infrastrukturë, të cilat janë të pamundura të realizohen pa financimet europiane.

Në Vjenë është parashikuar edhe pjesëmarrja në një show televiziv i organizuar nga Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Europën Jugperëndimore, parashikuar të zhvillohet në oren 16:00.

Një burim diplomatik pranë stafit organizativ të këtij samiti tha për “Top-Channel” se në panelin e këtij show televiziv do të jenë kryeministri Edi Rama, ai serb Aleksandar Vuçiç, ministrja austriake për Familjen dhe Rininë, Sophie Karmasin dhe sekretari i përgjithshëm i Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Europën Jugperëndimore, Goran Svilanoviç. Shfaqja do të prezantohet nga gazetarët Nenad Shebek dhe Zvezdana Kovaç dhe është e konceptuar si një bashkëbisedim me të rinjtë nga vendet e rajonit e që pritet të transmetohet nga një televizon serb.

Më të lexuarat

Tribuna

Email