Protesta në Francë, shkak ligjet e punës
Rajon - Botë

Protesta në Francë, shkak ligjet e punës

12 Shtator 2017 | 17:51

Në provën e parë të madhe të presidencës së Emmanuel Macron, protestat kanë filluar në qytete anembanë Francës kundër ndryshimeve në ligjet e punës të vendit.

Dy nga sindikatat më të mëdha janë distancuar nga ky veprim derisa protesta ka pasur në Paris, Marsejë, Lyon, Nantes dhe qytetet e tjera kryesore, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë, Presidenti Macron nuk i pa këto protesta pasi udhëtoi për në Karaibe, për të parë shkatërrimin nga Uragani Irma.

Ai kishte planifikuar të vizitonte St Martin dhe St Barts, të cilat ishin ndër ishujt më të goditur nga stuhia javën e kaluar.

Më të lexuarat

Tribuna

Email