Papa falënderon murgun mistik që thuhet se ka luftuar me Djallin
Rajon - Botë

Papa falënderon murgun mistik që thuhet se ka luftuar me Djallin

17 Mars 2018 | 13:22

Papa Francis u lut të shtunën para varrit të njërit prej shenjëtorit më popullor të katolicizmit, Don Pio, një murg i mistershëm që thuhet se ka luftuar me Djallin, raporton Reuters.

Ishte vizita e parë e Francis si papë në këtë mal në jug të Italisë, që është një ndalesë kryesore përgjatë rrugës së pelegrinazhit të vendit që lidh vendet ku janë varrosur shenjtorët.

Murgu Kapuçin, i cili vdiq në 1968, thuhet nga Kisha katolike të ketë pasur “stigmatën” –plagët e gjakosura të Jezusit në duartë dhe këmbët e tij. Ai mbante dorëza ti mbulonte plagët dhe ti thithnin gjakun nga pëllëmbat e dorës.

“Shpirti i tij ishte i torturuar”, tha Francis në lutjet e tij duke shtuar: ”Ai u ndjeh i sulmuar nga Djalli”./Gazeta Tribuna/

Më të lexuarat

Tribuna

Email