Obama i rikthehet politikës
Rajon - Botë

Obama i rikthehet politikës

12 Gushtë 2017 | 11:50

Barak Obama, ish president i SHBA, në vjeshtën e këtij viti do t’i rikthehet politikës së brendshme, por demokratët janë të mendimit që këtë gjë t’a bëjë me kujdes.

Sipas agjencisë së lajmeve Parstoday, duke cituar uebsajtin informativ “Hil”, këshilltarët besojnë se Barak Obama ka për qëllim të jetë aktiv në partinë demokrate, por nga ana tjetër nuk dëshiron të bëhet personi më i rëndësishëm i kësaj partie. Të afërmit dhe këshilltarët e Obamës thonë se edhe pse do të ketë një ndikim të madh ën partinë demokrate rikthimi i Obamës në këtë parti, ai do të qëndrojë prapa skenave. Me shumë gjasë ai do të jetë i ngarkuar të tërheqjen e ndihmave financiare, punë të cilën e kishte bërë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email