Një 56-vjeçar ka menduar se do të përfitonte prej fqinjës, por i ka dalë huq përpjekja pasi ajo ka njoftuar Policinë. Burimet nga Komisariati numër 1 i Policisë së Tiranës bëjnë me dije për “Panorama” se kanë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.Gj, vjeç 56, banues në Tiranë.  Ky i fundit dyshohet se, në rrugën “Asdreni”, ka hyrë pa pëlqimin e saj, në banesën e shtetases A.S, vjeç 43.  Ai po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale parashikuar nga Neni 112 i Kodit Penal, dhunimi i banesës.  Mësohet se gruaja është zënë në panik kur ka parë në banesën e saj 56-vjeçarin, i cili e ngacmonte. Menjëherë ajo ka njoftuar Policisë e cila ka kryer procedurat pas kallëzimit të 43-vjeçares.
Rajon - Botë

20 Prill 2017 | 9:51

Rusia nuk lejoi që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të dënojë provën e fundit raketore të Koresë së Veriut, edhe pse Kina e mbështeti deklaratën e hartuar nga SHBA-ja.

Propozim-deklarata do të kërkonte nga Koreja e Veriut që “të mos kryejë më teste bërthamore” dhe të ndalojë lëshimin e raketave.

Phenjani, në fundjavë, ka bërë një provë të dështuar raketore.

Rusia tha se deklarata duhej të përfshinte nevojën e arritjes së një zgjidhjeje përmes dialogut.

Koreja e Veriut ka shpeshtuar provat e saj bërthamore dhe rakterore, kohëve të fundit, pavarësisht sanksioneve nga OKB-ja, raporton Evropa e Lirë.

Qëllim i saj është të ketë kapacitet për të vënë kokat bërthamore në raketa balistike ndërkontinentale, të cilat mund të arrijnë caqe në gjithë botën, përfshirë SHBA-në.

Më të lexuarat

Tribuna

Email