Maqedoni, vazhdon debati për shkarkimin e Zvërlevskit
Rajon - Botë

Maqedoni, vazhdon debati për shkarkimin e Zvërlevskit

11 Gushtë 2017 | 12:09

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pritet ta vazhdojë seancën e gjashtë me debat për Propozimin për shkarkimin e Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, Marko Zvërlevski.

Propozimi që Zvërlevski të shkarkohet prej funksionit prokuror publik është dorëzuar nga Qeveria e RM-së për, siç thekson në sqarim, kryerjen joligjore, jo në kohë dhe joprofesionale të funksionit.

Gjithashtu, në dokument thuhet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për atë se nuk ka shtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligj dhe me shkeljen e prestigjit të funksionit.

Kërkesën për shkarkim, Qeveria ia dorëzoi edhe Këshillit të prokurorëve publikë i cili në seancë e pranoi edhe propozimin e tillë.

Pardje deputetët e opozitës, kërkuan shpjegim të matur për shkarkimin e Marko Zvërlevskit dhe sipas tyre, ata asnjëherë nuk kanë treguar se janë kundër kësaj. Vlerësojnë se për momentin ka shumë tema më të rëndësishme në të cilat duhet të debatohet siç janë emigrantët, zjarret, deponia në Strugë… Përsëri kërkuan që të rianalizohen dyshimet nëse në kohën kur janë shpallur zgjedhjet duhet të debatohet dhe të fillohet procedurë për ndryshim.

Deputetët e shumicës parlamentare potencuan se prokurori publik shtetëror Marko Zvërlevski pas 27 prillit ka pasur mundësi që t’i japë Prokurorisë publike mundësi të punojë në interes të qytetarëve, ndërsa në vend të kësaj ka punuar edhe në mbrojtjen e ish-pushtetit.

Në këtë seancë në rend dite janë mbi 30 pika në mesin e së cilave edhe Raporti vjetor i Avokatit të popullit për respektimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, Informacioni për gjendjen e deponisë ilegale në Strugë, raporti vjetor për punën e Komisionit Rregullator të energjetikës së RM-së, plani financiar i Agjencisë për supervizionimin e sigurimit për vitin 2017, etj.

Më të lexuarat

Tribuna

Email