Ja çfarë përmban deklarata e liderëve të BE-së për ‘Evropën e bashkuar’
Rajon - Botë

Ja çfarë përmban deklarata e liderëve të BE-së për ‘Evropën e bashkuar’

20 Mars 2017 | 19:13

“Evropa është e ardhmja jonë e përbashkët”, kështu do të deklarojnë liderët e Bashkimit Evropian të shtunën, me një dokument të së ardhmes që ata shpresojnë se do ta mbajë BE-në e bashkuar pas largimit të Britanisë së Madhe.

Me rreth 836 fjalë dhe rreth dy faqe dokument, janë të shënuar synimet e BE-së për kremtimin e 60 vjetorit të themelimit të këtij blloku, transmeton lajmi.net

Më poshtë janë pikat kryesore të projekt-deklaratës së Romës e siguruar nga Reuters.

“Ne, përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare… krenohemi me arritjet e Bashkimit Evropian”

“… Paqe, demokraci dhe sundim të ligjit”

“…Sfidat e mëdha…”

Në Ballkan sfidat po rriten për çka është konluduar edhe në dokumentin i cili do të miratohet në Romë. Konfilktet janë kthyer në Ukrainë, Siri dhe Ballkan. Terorizmi është në ngritje, me sulme që nga viti 2015 në Francë, Belgjikë dhe Gjermani.

Migrimet e mëdha, që në dy vitet e fundit kanë bërë që më shumë se një milionë njerëz të udhëtojnë në vendet e BE-së, duke detyruar liderët e shteteve të diskutojnë për këtë krizë.

“… Ta bëjmë BE-në më të fuqishme me anë të unitetit dhe solidaritet, duke qëndruar së bashku shanset tona janë më të mira…”

Mesazhi i Romës do të jetë për ‘unitet’ pasi votuesit britanikë e kanë hapur rrugën për shkëputje. Vetëm të bashkuar mund të arrihen rezultate.

“…Të veprojmë së bashku kur është e mundur, me ritëm dhe intensitet, siç kemi bërë në të kaluarën në kuadër të traktatit dhe duke e lënë derën e hapur për ata që duan të bashkohen më vonë…”

Evropa nuk duhet të rritet me një ‘multi-shpejtësi’. Gjashtë anëtarët ekzekutiv të BE-së thonë se integrimi i shpejtë mund ta humb prosperitetin dhe sigruinë, votuesit mund të jenë të zhgënjyer.

“… Bashkimi ynë është unik dhe i pandashëm”

Vendi bosh i lënë nga Brexit mund të paraqes rrezik për “bashkimin e pathyeshëm”, i cili ka mbijetuar edhe pas ditëlindjes së 60-të.

“… Bashkimi mbetet i hapur për ato vende evropiane që ndajnë plotësisht vlerat tona”

Shpresë për ato vende, sidomos në Ballkan të cilët mendojnë se BE-ja do të tërhiqet nga premtimet e anëtarësimit, transmeton lajmi.net

“…Një vend i sigurt…”

Kufijtë janë të siguruar për të parandaluar një përsëritje të emigracionit dhe shmangien e një gjendje kaotike sikur ishte.

“… Një Evropë e begatë dhe e qëndrueshme..”

Euro duhet të forcohet. Drafti thotë se Evropa është e fortë, edhe pse një dekadë e krizës financiare ka lënë shenjat e saj.

“… Një Evropë sociale, Bashkim i cili nxit progresin ekonomik dhe social”

Kërkohet një nivelizim i pagave dhe përfitimeve, për të konkurruar në një treg të vetëm.

“… Një Evropë më të fortë në skenën globale…”

Kjo pjesë nxjerr në pah nxitjen e bashkëpunimit të BE-së me aleancat tjera. Largimi i Britanisë nuk duhet ta dëmtojë aleancën me SHBA-në dhe mbështetjen NATO.

“.. Të vendosur për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve…”

Pasi britanikët votuan për largim, dhe me Marine Le Pen si kandidate në Francë e cila është kundër BE-së, shqetësimet e qytetarëve për të ardhmen e BE-së janë në rritje.

“… Bashkimi të jetë i madh në çështjet e mëdha, dhe i vogël në çështje të vogla, në përputhje me parimin e subsidiaritetit”

Vendimet së pari duhet të merren në nivelin lokal, nga qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike. Bashkimi Evropian do ketë funksion të madh në çështje të mëdha.

“Ne jemi të bashkuar. Evropa është e ardhmja jonë e përbashkët”

Ky është drafti i cili do të votohet në Romë, në 60 vjetorin e themelimit të Bashimit Evropian me qëllim që BE të mbetet e bashkuar. /Lajmi.net/

Më të lexuarat

Tribuna

Email