Hedh cigaren në tokë, digjet pylli
Rajon - Botë

Hedh cigaren në tokë, digjet pylli

11 Gushtë 2017 | 12:08

Policia e Shtetit ka arrestuar një 53-vjeçar nga Tirana, për shkak se kishte shkaktuar një zjarr në pyll.

Sipas raportit të policisë shqiptare, rasti ka ndodhur dje, kur A.G. te Kodrat e Liqenit Artificial nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr duke hedhur në tokë një cigare, ku për pasojë janë djegur rreth 500 metra shkurre dhe pemë dekorative.

Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën shkatërrim nga pakujdesia me zjarr të pyjeve dhe i mjedisit pyjor.

Më të lexuarat

Tribuna

Email