Erion Veliaj justifikon “sulmin” ndaj shitësve ambulantë në rrugët e Tiranës
Rajon - Botë

Erion Veliaj justifikon “sulmin” ndaj shitësve ambulantë në rrugët e Tiranës

09 Gushtë 2017 | 15:19

Fotot e policëve bashkiakë që u hedhin produktet përtokë shitësve ambulantë janë bërë të zakonshme tashmë. Edhe dita e sotme ka pasur aksione të tilla nga bashkia ku janë larguar nga rruga disa shitës ambulantë. Për këtë çështje, vetë kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, shprehet se tregëtarët që shehin në territoret e shkollave do të zhvendosen në tregjet e bashkisë. Ai këtë deklaratë e ka bërë gjatë një takimi në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto”.

“Dua t’u kërkoj me mirëkuptim të gjithë atyre që prej vitesh në mënyrë abuzuese shesin në perimetrin e shkollës “Vasil Shanto” produktet e tyre ushqimore. Ky nuk është një treg, ky është një institucion arsimor. Tregu është vetëm 50 metra larg, ku ka ende hapësira bosh. Unë e kuptoj që nuk është e këndshme asnjëherë të shikosh policët bashkiakë që mundohen të lirojnë trotuaret, por duhet të kuptoni që për sa kohë që ky qytet i ka tregjet, e ka pazarin e madh, ka disa hapësira të vogla pothuajse në çdo lagje, është shumë e rëndësishme që të shesim aty”, – deklaroi Veliaj.

Por pavarësiht deklarataës së Veliajt, këta tregtarë ambulatë janë hequr pothuajse në çdo vend të Tiranës, dhe shumicën e herëve kjo bëhet duke iu sekuestruar mallin ose duke i’ua hedhur atë përtokë. Nga ana e tyre, këta shitës, shprehen se bashkia do që të shkojnë në trëgje për të paguar taksa të larta që ata nuk i përballojnë dot.

Më të lexuarat

Tribuna

Email