Ekzekutimi në Vlorë i 33 vjeçarit, deputetja ‘zbulon’ fajtorin: Ty edhe djalli do të kishte zili!
Rajon - Botë

Ekzekutimi në Vlorë i 33 vjeçarit, deputetja ‘zbulon’ fajtorin: Ty edhe djalli do të kishte zili!

21 Prill 2017 | 9:52

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku nga ekzekutimi me armë zjarri në një prej lokaleve në qytetin e Vlorës mbeti i vdekur një 33 vjeçar, ka sjellë një reagim të ashpër dhe akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një status në Facebook, deputetja e PD-së në qarkun e Vlorës, Liljana Elmazi duket se ka ‘gjetur fajtorin’ jo vetëm të vrasjes së djeshme, por të gjithë të këqijave që sipas saj po i ndodhin këtij vendi.

ReagimiSot, ti vrave Vloren time! Sot, ishte radha e qytetit tim per ‘tu gdhire e pergjakur,,,,cdo jave vrasje e tritol! Me ty ne krye, dita lind e pergjakur me ere kufomash dhe re lotesh! Sot, keshtu lindi ajo per vlonjatet e mi, se ti I vrave edhe sot, si cdo dite ne keto 4 vite ! Jete të reja humben sot ne Vllore! I vrave ti, arrogant I I pareflektueshem, syveshur e syplasur qe po mbjell vetem fatkeqesi! U prehshin ne paqe aty lart, se ketu poshte, Rama I Zi nuk I le te jetojne ! Ty, te pashpirtit cnjerezorit, nuk të prekin lotët e nenave qe vajtojne per jetet e keputura ne mes ! Je dehur prej pushtetit të pamerituar, dhurate e krimit qe ende të mban ne kembe, duke I bere karshillek cdo sundimtari gjakatar! Kufomat, era dhe tymi I shkaterrimit qe po le pas, ia kalojne cdo lloj bombe të persosur. Thjesht, Ti je e keqja pakufi ! Ti , Rama I Zi , je I lindur per të mbjelle të keqen qe edhe djalli ne Toke do ta kishte zili. Nuk ndalesh ne mizorine tende ! Ti ke marre peng e po ekzekuton cdo enderr të shqiptareve Ndaj duhet larguar sa nuk e ka kthyer Shqiperine ne nje varreze ,ku te varros nje komb të tere mijera vjecar,me I vjetri ne Ballkan.

Më të lexuarat

Tribuna

Email