Delhi nën “rrethim”, smogu mbulon kryeqytetin
Rajon - Botë

Delhi nën “rrethim”, smogu mbulon kryeqytetin

13 Nëndor 2017 | 15:14

Një re e trashë smogu toksik 10 herë më e dendur se sa limiti i lejuar mbuloi kryeqytetin indian Nju Delhi të hënë, ndërsa autoritetet po dështojnë në përpjekjet për të zgjidhur krizën e shëndetit që ka hyrë në javën e dytë.

Ambasada amerikane në Nju Delhi tha se matjet tregojnë se grimcat helmuese në ajër që njihen si PM2,5, kanë arritur në 495 nga 50 që është limit. Është mëse e qartë që autoritet janë dorëzuar dhe masat e dyte kanë dështuar, pasi zyrtarë indianë deklaruan se shiu i parashikuar për ditët e ardhshme pritet që të pastrojë disi ajrin e ndotur.

Në një tentativë qesharake për të imituar shiun, u nxorën në rrugë kamionë që të spruconin ujë në ajër, por dështimi ishte i pashmangshëm.

Autoritetet në Neë Delhi shpallën emergjencën e shëndetit publik javën e shkuar pas rritjes së frikshme të ndotjes në kryeqytet. Të hënën disa shkolla u hapën, por është ende në fuqi paralajmërimi për banorët që të shmangin daljet e zgjatura në qytet.

Nga pamjet me të cilat përballen prej ditësh, banorët e Nju Delhit këtë e kanë kuptuar vetë, por një gjë nuk mund ta bëjnë, nuk mund të mos marrin frymë dhe me çdo frymëmarrje dëmtojnë veten më shumë. Banorët e Nju Delhit thanë se kanë kaluar në një nivel të ri të ndërgjegjësimit për ndotjen, pasi tashmë smogun jo vetëm që e shohin dhe e nuhasin, por prej ditësh ndiejnë edhe shijen e tij të hidhur.

Më të lexuarat

Tribuna

Email