Austria dhe Gjermania thirrje BE-së: Shtrijini dorën vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën
Rajon - Botë

Austria dhe Gjermania thirrje BE-së: Shtrijini dorën vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën

15 Korrik 2017 | 13:07

Presidenti i Gjermanisё, Steinmeier zhvilloi vizitёn e parё nё Austri nё funksionin e presidentit. Nё takimin me presidentin austriak van der Bellen ata u shprehёn pёr mё shumё ndihma pёr Ballkanin Perёndimor.

Presidentёt e dy vendeve fqinjё gjatё njё takimi tё pёrbashkёt bёnё thirrje, qё vendet e BE-sё t’i kushtojnё mё shumё vёmendje Ballkanit Perёndimor.

“BE-ja do tё bёnte mirё, qё t’u ofrojё dorёn konkretisht gjashtё vendeve”, tha presidenti i Gjermanisё Frank-Walter Steinmeier nё takimin e parё me kreun austriak tё shtetit Alexander Van der Bellen nё Vjenё.

Gjendja e vendeve pasuese tё ish-Jugosllavisё vazhdon tё jetё e vёshtirё, tha Steinmeier.

Edhe presidenti i Austrisё Van der Bellen u shpreh pёr mё shumё “vёmendje” tё BE-sё ndaj Shqipёrisё, Bosnje-Hercegovinёs, Serbisё, Maqedonisё, Malit tё Zi dhe Kosovёs.

Nё rajon mbizotrojnё konfliktet etnike. Pёrveҁ kёsaj Rusia pёrpiqet tё zgjerojё influencёn nё Ballkan.

BE-ja antarёsimin e mundshёm tё gjashtё vendeve e ka kushtёzuar me njё proces me disa etapa.

Gjatё vizitёs sё tij tё parё nё Vjenё, qeveria e sё cilёs ndjek njё kurs kundёr migrantёve, Steinmeier kritikoi edhe formulat e thjeshtuara dhe zgjidhjet nё nivel kombёtar pёr problemin e refugjatёve. /dw/

Më të lexuarat

Tribuna

Email