ApSH: Rusia t’i jep fund ndërhyrjes në Ballkan, posaçërisht në Maqedoni
Rajon - Botë

ApSH: Rusia t’i jep fund ndërhyrjes në Ballkan, posaçërisht në Maqedoni

20 Mars 2017 | 15:10

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, “Aleanca për shqiptarë dënon ashpër fjalorin nxitës që gjeneron pandërprerë Ministria e punëve të jashtme e Rusisë dhe diplomatët e saj, ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, posaçërisht të Maqedonisë.”

Në kumtesën e ApSH-së, mes tjerash thuhet se ”konsiderojmë se ndërhyrjet e këtilla të MPJ-së ruse gjithmonë bëhen me qëllim destabilizimi dhe të krijimit të kaosit, për të tensionuar situatën dhe shkaktuar vonesa në procesin integrues të Ballkanit perëndimor.

Apel të veçantë i drejtojmë edhe OBRM-PDUKM-së dhe marionetave të saja të cilat tash e një kohë të gjatë janë rreshtuar në “lojërat” dezintegruese të vendit se:

Maqedonia është vend evropian, me qëllim dhe orientim strategjik, integrimin në NATO dhe BE përmes respektimit të vlerave demokratike dhe të drejtave të barabarta të të gjithë komuniteteve në vend, dhe kjo nuk mund të jetë ndryshe.

Është momenti i fundit që të hiqni dorë nga politika ditore dhe ti jepni mundësi të trajtohet interesi i gjerë i qytetarit, mbi ato partiake dhe personale.

‘Aleanca për shqiptarët’ shpreh shqetësim për faktin se vonesat 12 vjeçare në procesin e integrimit të vendit, nuk ishin të mjaftueshme për një pushtet abuzues, tani provokojnë Protesta artificiale për ndjellje të urrejtjes ndër-etnike dhe të mos-durimit ndër-etnik, gjë që dëmton stabilitetin e vendit dhe minimizon gjasat për aderim në strukturat euro-atlantike”, thuhet mes tjerash në kumtesën e ApSH-së./Telegrafi/

Më të lexuarat

Tribuna

Email