15 të vdekur e mbi 150 të zhdukur nga zjarret n Kaliforni
Rajon - Botë

15 të vdekur e mbi 150 të zhdukur nga zjarret n Kaliforni

11 Tetor 2017 | 8:07

Më shumë se 150 persona janë shpallur të zhdukur në zjarret që kanë shkatërruar rajonin e Kalifornisë veriore, thotë policia.

Të paktën 15 persona janë konfirmuar të vdekur dhe më shumë se 1,500 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret që shpërthyen të dielën.

Nëntë nga viktimat që kanë humbur jetën janë nga Sonoma County.

Sherifi i Qarkut në Sonoma tha se 155 persona ende rezultojnë të zhdukur dhe se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të ritmit kaotik të evakuimeve, transmeton KosovaPress.

Dy viktimat e identifikuara në Napa janë 100-vjeçari Charles Rippey dhe gruaja e tij 98-vjeçare, Sara, tha policia.

Më të lexuarat

Tribuna

Email