​Sot betohen ministrat e qeverisë ‘Rama 2’
Rajon - Botë

​Sot betohen ministrat e qeverisë ‘Rama 2’

13 Shtator 2017 | 14:54

Sot, në orën 17:00, do të zhvillohet në Presidencë ceremonia e betimit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Paraditen e të dielës, një ditë pasi dekretoi Edi Ramën si kryeministër të vendit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar edhe qeverinë e re, të propozuar nga kryeministri.

Veprimi është kryer një ditë pasi shkresa i mbërriti nga kreu i qeverisë. Meta ka dekretuar kabinetin e ri qeveritar, në përbërje të të cilit janë 11 ministra, 2 ministra për shtetin, zëvëndëskryeministrja Senida Mesi, kryesuar nga Edi Rama. Dekreti mban firmën e Presidentit Ilir Meta dhe ka hyrë menjëherë në fuqi.

Më të lexuarat

Tribuna

Email