​Hapen dyert për punësimin e grave saudite
Rajon - Botë

​Hapen dyert për punësimin e grave saudite

12 Shkurt 2018 | 19:19

Prokuroria në Riad njoftoi sot se do të rekrutojë për herë të parë gratë saudite, pasi Mbretëria synon të promovojë punësimin e grave në zbatim të një plani reformash ekonomike dhe sociale.

“Vende vakante janë në dispozicion për gratë në strukturat e prokurorisë”, njoftoi zyra e prokurorit të përgjithshëm në një deklaratë të shpërndarë nga Ministria e Informacionit.

Shërbimet e imigracionit kanë raportuar së fundmi pranimin e 107000 kandidatura për 140 vende vakante të grave në aeroporte dhe posta kufitare.

Vitin e kaluar, mbreti Salmane i mundësoi grave të drejtën për drejtimin e automjetit duke nisur nga muaji qershor, një reformë historike që i mundësoi grave jo vetëm të drejtën e drejtimit të makinës, por gjithashtu shumë më tepër mundësi në tregun e punës.

Më të lexuarat

Tribuna

Email