WhatsApp i rremë shkarkohet një milion herë nga Play Store
Auto-tech

WhatsApp i rremë shkarkohet një milion herë nga Play Store

07 Nëndor 2017 | 13:14

Google ka larguar versionin e rrem të aplikacionit të popullarizuar WhatsApp nga Play Store, pasi që ishte shkarkuar një milion herë.

Nën emrin “Update WhatsApp Messenger“, shkruante se është firma e njëjtë e cila prodhon edhe chat-in origjinal “WhatsApp Inc.“

Megjithatë, shfrytëzuesit e Reddit, të cilët kërkuan kodin e burimit të aplikacionit, kanë vërejtur se aplikacioni i rrem ka përdorur karaktere të padukshme në fund të emrit të prodhuesit, dhe është dukur identik me kompaninë e vërtetë.

Aplikacioni vazhdimisht ka emituar reklama dhe te disa përdorues ka instaluar softuer.

Më të lexuarat

Tribuna

Email