Shpikjet për shtëpitë e zgjuara po zhvillohen edhe nga Prishtina
Auto-tech

Shpikjet për shtëpitë e zgjuara po zhvillohen edhe nga Prishtina

20 Mars 2017 | 15:44

Themeluesit shqiptaro-suedez të kompanisë suedeze, Animus Home kanë hap zyre zhvillimi edhe në Prishtinë. Pas 23 vjetëve në Suedi ata kthyen vëmendjen në Kosovë dhe kanë punësuar zhvilluesit e parë në zyrat në qendër të Prishtinës. Në Prishtinë kanë sjell gjysmën e trupit zhvillues nga Malmo të Suedisë dhe do të qëndrojnë për më shumë se një muaj.

Fidan Bytyqi themelues i kompanisë, Animus Home ka thënë se sfidë kryesore do të jetë gërshetimi i kulturave dhe bashkëpunimi i dy zyrave.
“Sfidat kryesore janë si ti gërshetojmë kulturat tona në dy zyrat dhe që të njoftohen kolegët e ri në Prishtinë më gjithë motorin softuerik. Këto arsyeje na shtyn që të marrim një vendim aq radikal dhe ta zhvendosim gjithë zhvillimin nga zyra në Malmo për një periudhë”, tha ai.

Animus Home u krijua pasi që themeluesit pan shumë mangësi në industrinë e shtëpive të zgjuara. Shtëpitë e zgjuara u bënin një realitet dita ditës por ky realitet ishte vetëm një mundësi për të pasurin. Ai qe ka mund ta instaloj një sistem kabllor ka kushtuar 5000 euro e më shumë dhe ai sistem ka mbet i pandryshuar.
Animus Home po krijon zgjuarsi nëpërmjet softuerit dhe rrjeteve wireless. Ato janë shumë më të ndryshueshme dhe po i sjellim shtëpitë e zgjuara shumë më afër përdoruesit më buxhet mesatar dhe përdoruesit jo-teknik.

Sipas tij,i njëjti vizion ka filluar zhvillimi po ashtu edhe në Prishtinë, pikërisht që një shtëpi të menaxhohet nga një vend i vetëm. Pajisjet e zgjuara po bëhen nëpërmjet Animus Home një rrjet qe komunikojnë më njëra tjetrën për shërbime të pronarit. Produkti Animus Heart dhe e gjithë platforma është një ndërtim i komplikuar që prek gjithë zinxhirin nga hardware, programimi në nivel të ulët deri në shtresat e sipërme të aplikacioneve. Për këto janë të punësuar 10 veta në Malmo të Suedisë dhe dhjetëra partner strategjik në tre kontinente të ndryshme.

“Pasi që dolën shpalljet për punë këtu në Prishtinë arritën shpejt më shumë së 40 aplikime dhe janë punësuar 3 talentë të profileve të ndryshme brenda zhvillimit softuerik dhe do të punësohen edhe dy menjëherë brenda ReactJS”, tha Fidan Bytyqi.

Zhvilluesit e ri së bashku më ata suedez po punojnë afër njëri tjetrit nga një zyre në ICK, në qendër të Prishtinës.

“Fatmirësisht kemi has në një bashkëpunim të mirë më ICK në Prishtinë dhe na kanë mundësuar që të përqendrohem në talentët në Prishtine, zhvillimin e softuerit dhe më pak në procedurat administrative rreth zyrave, mirëmbajtjes etj”, ka thënë ai.

Produkti fizik i kompanisë, në të cilën instalohet programi, sipas Fidan Bytyqi themelues i kompanisë Animus Home, muajin e kaluar ka kaluar në prodhim serik. Po ashtu ka arrit që të certifikohet më CE, sipas standardeve për përputhshmëri elektromagnetike dhe direktivave të tentonit të ulët.

“Rezultatet nga java e parë janë pozitive dhe zhvilluesit në Prishtinë deri më tani kanë tregu aftësi të mira dhe zhvillimi i tyre është inkurajues. Tani i kemi vënë një ultimatum vetvetes që pas 6 javëve sa jemi në Prishtinë së bashku do të arrimë një kthesë të madhe”, thekson Bytyqi.

Produkti ynë do të jetë gati për dërgesa në gjithë BE-n. /Telegrafi/

Më të lexuarat

Tribuna

Email