Prezantohet zyrtarisht Audi A8 i ri
Auto-tech

Prezantohet zyrtarisht Audi A8 i ri

11 Korrik 2017 | 21:02

Gjiganti i veturave, Audi, ka promovuar veturën e re me teknologji më të fundit, A8. Së bashku me A8 të ri, po ashtu, ka debutuar edhe modeli A8 L.
Në fakt, Audi A8 i ri është promovuar në fund të muajit të kaluar, më saktësisht, në premierën e filmit të ri “Spider-Man: Homecoming”, transmeton Koha.net. Fansat e këtij filmi ishin të parët që e kanë parë këtë veturë luksoze.

Audi A8 i ri vjen me teknologjitë më të fundit, të tilla si vozitja e automatizuar në komunikacion të ngarkuar – gjatë vozitjes nën opsionin “Happy”, hiqen duar nga timoni dhe vetura vazhdon të vetë-vozitet, si me magji. Po ashtu, A8 i ri merr përsipër vetë-vozitjen edhe kur aktivizohet sistemi ndihmës Audi AI për vozitje në kolona.

Gjithashtu, ky model i ri “më i bukur dhe më luksoz” vjen edhe me sistemin e modifikuar Audi Drive Select, amortizatorët e avancuar me ajër, sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat – Quattro.

Sa i përket gamës së motorëve, A8 i ri do të jetë në dispozicion me motor benzinë W12 me kapacitet prej 565 kuajfuqi, motorin 4.0-litër V8 me 460 kuajfuqi, 3.0-litër V6 TDI me 272 kuajfuqi, si dhe 4.0-litër V8 TDI me 408 kuajfuqi dhe 5.0-litër V10 TDI me 500 kuajfuqi.

Më të lexuarat

Tribuna

Email