Prezantohet seria e re telefonave Galaxy J
Auto-tech

Prezantohet seria e re telefonave Galaxy J

07 Qershor 2017 | 17:02

Kompania Samsung Electronics prezantoi serinë e re të telefonave të mençur. Galaxy J7, J5 dhe J3 u sjellin përdoruesve performanca të larta në shtëpizën e metaltë, me teknologji të avancuar për kamerë, transmeton KosovaPress.

Galaxy J7 ka ekran AMOLED me rezolucion HD, bateri me kapacitet të madh dhe 3GB memorie, kamerë 13 MP dhe skaner për gishtërinj.

Galaxy J5 ka ekran AMOLED, rezolucion HD, kamerë 13 MP dhe microSD, e cila mbështet kartela prej 256 GB, si dhe procesor 1,6 GHz.

Modeli Galaxy J3 ka kapacitet të memories 16 GB dhe memorie pune prej 2 GB, kamerë 13 MP me auto-fokus preciz.

Në telefonin J3 është ndërtuar platforma e sigurisë, e cila iu përgjigjet standardeve ushtarake të sigurisë, Samsung Knox, gjë e cila siguron përdoruesin e telefonit se përmbajtja ruhet në sigurinë më të lartë të mundshme.

Më të lexuarat

Tribuna

Email