PlayStation 5 vjen më herët se që ishte planifikuar
Auto-tech

PlayStation 5 vjen më herët se që ishte planifikuar

08 Mars 2017 | 16:35

Sipas disa spekulimeve të reja, pajisja për lojëra Playstation 5 nuk do të dalë në treg brenda këtij viti. Por, thuhet se Playstation i ri do të vijë shumë më shpejt se që është menduar në fillim.

Zakonisht, konzolat e reja të lojërave prodhohen çdo 5 vite, pasi kjo llogaritet si kohë e mjaftueshme për prodhuesit e lojërave që të dalin me ide e rifreskime të reja.

Kohë më parë, Sony ka hedhur në treg dy llojet e Playstation, Slim dhe Pro.

PlayStation-5-810x400
Ende nuk dihet saktë se si do të duket PlayStation 5, megjithatë spekulimet nuk ndalen

Spekulohet se Playstation 5 do të lëshohet në mes të vitit 2018, kjo pasi Microsoft tashmë po planifikon hedhjen në treg të një lloji të Xbox të quajtur Scorpio, që do të jetë më i fuqishëm se Playstation 4 Pro.
Pra, në vend se si zakonisht të pritet 5 vite për një Playstation të ri, gjenerata e 5-të do të vijë më 2018, e jo më 2020.

Më të lexuarat

Tribuna

Email