Opel paralajmëron modelin e tij të parë hibrid
Auto-tech

Opel paralajmëron modelin e tij të parë hibrid

13 Shtator 2017 | 15:26

Opel në panairin e automobilave në Frankfurt ka prezantuar modelet më të reja nga familja Insignia, por edhe SUV Grandland X, të cilët së bashku do të jenë automjetet e para të këtij brendi me motor hibrid.
Drejtori i ri ekzekutiv i kompanisë, Michael Loscheler, ka hapur stendën e Opel në panairin e 67-të të panairit të automobilave në Frankfurt.Ai u ka prezantuar gazetarëve tri modele të reja, të cilët në këtë panair do të kenë premierën botërore: Grandland X, Insignia GSi dhe Insignia Country Tourer. Loscheler po ashtu bëri të ditur se Grandland X do të jetë modeli i parë i Opelit, i cili do të ketë në ofertë edhe variantin hibrid. Ndryshe, Opel gjatë verës edhe zyrtarisht kas kaluar në pronësi të grupit PSA Peugeot Citroen.

Më të lexuarat

Tribuna

Email