OnePlus 5 prezantohet më 20 qershor
Auto-tech

OnePlus 5 prezantohet më 20 qershor

07 Qershor 2017 | 16:57

Kompania kineze OnePlus zyrtarisht konfirmoi se më 20 qershor do të prezantojë telefonin e vet premium OnePlus 5, transmeton KosovaPress.

Kompania u ka dërguar mediave informacionin se ngjarja online do të mbahet në datën e përmendur dhe fjalimi kryesor do të transmetohet direkt.

Përveç kësaj, kompania planifikon edhe një numër të madh ngjarjesh në gjithë botën, në të cilat do të promovojë dhe do të shfaqë telefonin OnaPlus 5.

OnePlus tashmë ka zbuluar se telefoni OnePlus 5 do të ketë çip Qualcomm Snapdragon 835 dhe sugjeron se do të ketë edhe dy kamera të vendosura në mënyrë horizontale nga mbrapa, profil më të hollë se sa rivalët, si dhe version më të lartë se sa pararendësi.

Më të lexuarat

Tribuna

Email