Nissan po përgatit ofensivë në Kinë
Auto-tech

Nissan po përgatit ofensivë në Kinë

11 Prill 2018 | 10:41

Një prej tyre është gjenerata e dytë popullore Nissan Leaf, e cila nga lansimit i gjeneratës së parë në vitin 2010 është shitur më shumë se 300.000 njësi në mbarë botën duke e bërë atë modelin më të shitur elektrik.

Modeli i dytë është koncepti futuristik crossover IMX Kuro, i cili debutoi në Gjenevë në fillim të këtij viti, për të cilin Nissan thekson se është një partner i besueshëm në një udhëtim të sigurt, të rehatshëm, por emocionues.

IMX Kuro posedon teknologjinë “Brain-to-Vehicle”. I treti është një model i ri për të cilin Nissan njofton një ofensivë të madhe në Kinë, ku vitin e kaluar shiti 580,000 automjete elektrike.

Gjatë vitit 2018 pritet rritje e madhe në shitje për shkak të fokusit të qeverisë kineze për mbrojtjen e mjedisit, për shkak të të cilit në fund të vitit të kaluar ka ndaluar rreth 500 modele të veturave me naftë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email