Në Evropë nis shitja e Xiaomi Mi A1 dhe Mi Mix 2
Auto-tech

Në Evropë nis shitja e Xiaomi Mi A1 dhe Mi Mix 2

09 Nëndor 2017 | 15:11

Xiaomi kryesisht ka pasur një vit të suksesshëm dhe kompania kohë më parë njoftoi se ka shitur mbi 70 milionë telefona, pothuajse dy muaj para fundit të vitit 2017.

Tash kompania kineze ka bërë të ditur se telefonat Xiaomi kanë arritur në Evropë dhe tregu i parë në të cilin do të jenë të pranishëm është Spanja.

Gjatë ngjarjes në Madrid, Xiaomi njoftoi për praninë e telefonit të mençur Android One- Mi A1 dhe modelit të popullarizuar Mi Mix 2, i cili karakterizohet me skaje të holla rreth ekranit.

Përveç telefonave të ri, Xiaomi ka paralajmëruar edhe prodhime tjera, të cilat përfshijnë Mi Electric Scooter dhe Android TV Mi Box 4K media player.

Më të lexuarat

Tribuna

Email