Microsoft zyrtarizon Xbox One X
Auto-tech

Microsoft zyrtarizon Xbox One X

08 Nëndor 2017 | 12:51

Ashtu sikur kishte premtuar më herët, Microsoft zyrtarisht lansoi konsollën e vet më të re për lojëra, e cila tash vjen në nivel global.

Sipas Microsoft, konsolla më e fuqishme në botë është e pranishme për shitje në tregjet e 35 shteteve, ndërsa çmimet ndryshojnë nga rajonet dhe taksat lokale.

Microsoft Xbox One X ka çmim të përgjithshëm prej 449 dollarësh, ndërsa është i pranishëm përmes furnizuesve të shumtë të Microsoft Store.

Në konsollë arrijnë rreth 220 lojëra ekskluzive dhe 1300 prej tyre janë të pranishme për Xbox One X.

Disa nga lojërat e shkëlqyeshme përfshijnë Forza 7, FIFA 18 dhe Assassin’s Creed Origins.

Më të lexuarat

Tribuna

Email