Mësohet data e prezantimit të Honor V10
Auto-tech

Mësohet data e prezantimit të Honor V10

14 Nëndor 2017 | 13:08

Kompania Honor po përgatit telefonin e ri, i cili do të vijë në dhjetor.

Honor V10 do të prezantohet më 5 dhjetor në Londër.

Pajisja do të ketë ekran të madh dhe skaje të holla rreth ekranit.

Në bazë të disa informacioneve, Honor V10 do të ketë ekran 5.99 inç, procesor Kirin 970 me memorie 6 GB RAM, por është ende e panjohur nëse do të ketë edhe funksionin Neural Processing Unit (NPU).

Funksioni NPU përdorë inteligjencën artificiale përmes rrugës cloud.

Sistemi i dyfishtë i kamerës që gjendet në pjesën e pasme të telefonit përbëhet nga lente prej 16 dhe 20 MP.

Pajisja do të ketë 64 GB ose 128 GB memorie të brendshme, sistem operativ Android 8.0 Oreo me interfejs EMUI dhe bateri prej 4.000mAh.

Më të lexuarat

Tribuna

Email