Mercedes zbulon AMG GT, rivalin me katër dyer të Porsche Panamera (Foto)
Auto-tech

Mercedes zbulon AMG GT, rivalin me katër dyer të Porsche Panamera (Foto)

08 Mars 2017 | 12:26

Mercedes-zbulon-AMG-GT-rivalin-me-kater-dyer-te-Porsche-Panamera-foto-2Informohu me lajmet e fundit në Messenger
Prodhuesit gjermanë Mercedes dhe Porsche, kanë hyrë në një garë të re rivaliteti, kësaj radhë për super-makinën më të mirë më katër dyer.

Vetëm pak kohë pasi u prezantua Porsche Panamera Sport Turismo, ka vepruar me shpejtësi edhe Mercedes duke prezantuar një pjesë të AMG GT, transmeton Telegrafi.

Ka mjaftuar vetëm një shikim i shpejtë, që të kuptohet se bëhet fjalë për një makinë me katër dyer, që pritet të jetë e shpejtë dhe e fuqishme.

Në bazë të linjave të lëmuara, shihet se nuk ka dalë shumë nga baza që kanë edhe veturat e mëparshme, por shihet një lidhje e veçantë mes xhamit të përparmë dhe tavanit. Në të njëjtën mënyrë, është bërë edhe përfundimi me xhamin e pjesës së pasme.

Nuk dihen detajet e AMG GT, por për më shumë rreth Sport Turismo do të mësojmë në Geneva Motor Show. /Telegrafi

Më të lexuarat

Tribuna

Email