Makina superlukzose të vjedhura nga jashtë, ja çfarë sekuestroi Policia në Tiranë (FOTO)
Auto-tech

Makina superlukzose të vjedhura nga jashtë, ja çfarë sekuestroi Policia në Tiranë (FOTO)

12 Mars 2017 | 13:33

Tre persona do të procedohen në gjendje të lirë ndërsa pesë të tjerë janë shpallur në këkrim nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për trafikimin e mjeteve motorike, makina luksoze dhe motorë.
Personat e ndaluar janë tre shqiptarë me banim në Durrës dhe Tiranë, ndërsa mes të kërkuarve që mendohet se janë edhe trafikantët e makinave të vjedhura, është një person me shtetësi malazeze dhe një 44-vjeçar italian. Tre të tjerët janë shqiptarë nga Shkodra, Laçi dhe Fieri. Automjetet e sekuestruar në kuadër të operacionit policor të koduar “Vin Number” rezultojnë të jetë të vjedhura jashtë Shqipërisë, në Itali, Suedi, Rumani dhe Greqi.

Këto automjete, të cilat janë të trafikuara nga vendet e BE-së, pasi mjete kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë, u janë bërë ndryshimet në numrin e shasisë dhe dokumentacionin përkatës, e më pas regjistrimin në DRSHTRR Tiranë.

Procedohen në gjendje të lirë:

• B. D., 58 vjeç, banues në Durrës

• E. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë

• E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë

Shpallen në kërkim

• E. P., 29 vjeç, banues në Shkodër

• I. P., 33 vjeç, me shtetësi Malazeze

• F. M., 33 vjeç, banues në Laç

• I. R., 49 vjeç, banues në Fier

• F. P., 44 vjeç, me shtetësi Itali

U sekuestruan

1- Mercedes Benz, C Class, i cili rezulton i vjedhur në Rumani.

2- Audi, A5, i cili rezulton i vjedhur në Suedi.

3- Audi, A4, i cili rezulton i vjedhur në Itali.

4- Audi, A5, i cili rezulton i vjedhur në Itali.

5- Volkswagen, Golf V, i cili rezulton i vjedhur në Itali.

6- BMË, X5, i cili rezulton i vjedhur në Itali.

7- Yamaha, T-Max, i cili rezulton i vjedhur në Itali.

8- Yamaha, T-Max, i cili rezulton i vjedhur në Greqi.

 

32d8dfc2-60a9-4dd0-bf3a-7bacedfdef57_1489320016-8131803

a0ee1434-ab9a-4e10-acae-5ba97e8c237d_1489320004-3368210

e15c1283-1686-4726-aa0f-e75f051e9a3e_1489320005-867060

780a9040-337f-4731-9ec4-e39ec1bf91d5_1489320004-7900599

Më të lexuarat

Tribuna

Email