Louis Vuitton prezantoi një orë inteligjente 2,900 dollarëshe me Android Wear
Auto-tech

Louis Vuitton prezantoi një orë inteligjente 2,900 dollarëshe me Android Wear

11 Korrik 2017 | 21:59

Louis Vuitton prezantoi një linjë të re orësh inteligjente të cilat funksionojnë me sistemin operativ të Google, Android Wear.

Orët vinë nën brendin Tamour Horizon dhe përbëjnë tentativën e radhës të prodhuesit të orëve luksoze për të ndërtuar telefonë me softuerin e Google.

Tag Heuer dhe Montblanc gjithashtu janë bashkuar festës me orët inteligjente të rangut të lartë. Secila prej orëve të reja të Louis Vuitton vjen me fytyra ore (ndërfaqe) të ndërtuara nga vetë kompania ku disa prej tyre kombinojnë me rripat prej lëkure të orëve.

Ashtu si të gjitha orët Android Wear, Louis Vuitton Tamour Horizon sjellin njoftimet e telefonit në krahun tuaj si mesazhe me tekst dhe thirrje telefonike.

Por gjithashtu ora mat hapat e bëra çdo ditë. Përdoruesit do të përfitojnë nga mijëra aplikacione në dyqanin e Google.

Uebsajti i Louis Vuitton nuk dha detaje rreth çmimeve por New York Times tha se fillojnë nga 2,450 deri në 2,900 dollar.

Më të lexuarat

Tribuna

Email