Ky është modeli i ri Audi A6 i vitit 2018
Auto-tech

Ky është modeli i ri Audi A6 i vitit 2018

29 Mars 2017 | 15:25

Audi ka filluar testimin e një brezi të ri A6 në rrugët publike, siç dëshmohet nga fotografitë e para të prototipit të “kamufluar”.
A6 i ri do të duhej të marrë detajet stilistike nga koncepti Prologue, një makinë që do të vendoset në platformën mekanike MLB të grupit VW, konstruksioni i së cilës është bërë kryesisht nga alumini dhe çeliku me forcë të lartë, prandaj edhe pritet një kursim solid në masën totale të automjetit.

Bazën e motorizimit do ta përbëjnë turbo agregatët me benzinë dhe diezel, me motorë me gjashtë cilindra që do të lëvizin modelet më të fuqishme nga gama e prodhimeve. Në përputhje me trendet moderne, pritet edhe varianta hibride Plug-in e cila përveç motorit konvencional do ta ketë edhe atë elektrik.

Në krye të ofertës me siguri do të jetë versioni me një motor 4.0 V8.

Pritet që Audi A6 e re do ta ketë premierën gjatë vitit 2018.

 

audia6_1490730113-6986590

Më të lexuarat

Tribuna

Email