Këto pajisje të vogla ju mundësojnë të gjurmoni makinën tuaj duke përdorur telefonin tuaj
Auto-tech

Këto pajisje të vogla ju mundësojnë të gjurmoni makinën tuaj duke përdorur telefonin tuaj

08 Mars 2017 | 12:05

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të keni humbur makinën në një parking të tejmbushur? Padyshim që po. Ndodh shpesh që të parkoni dhe të shkoni të bëni pazar dhe kur ktheheni nuk keni idenë se ku mund të jetë makina juaj.
Më pas ju filloni të silleni vërdallë duke shtypur butonin e panikut të ҫelësave të makinës suaj, kjo mund te jetë e lodhshme dhe stresuese. Ju nuk keni nevojë të instaloni një sistem të shtrenjtë GPS për të ruajtur gjurmët e makinës tuaj pasi kjo është një mënyrë shumë e kushtueshme.

Por ja tek është një mënyrë për të shkuar pas gjurmëve të makinës tuaj pa shpenzuar një shumë të madhe parash.

Një kompani në Kaliforni bëri te mundur krijimin e disa pajisjeve të vogla të cilat punojnë me telefonin tuaj, dhe mund të jenë pikërisht pajisjet që ju po kërkonit.

Ёshtë quajtur “Trackr”. Ёshtë një kategori e pajisjeve të artit të gjurmimit . Kjo pajisje po ndryshon mënyrën sesi ne gjurmojmë gjërat e rëndësishme në jetën tonë.

lp-what-is-trackr-01-1024x354_1488969883-6468335

Si funksionon ajo ?

Ёshtë fare e thjeshtë! Instaloni aplikacionin Trackr në telefonin tuaj të zgjuar dhe lidheni aplikacionin me pajisjen tuaj dhe më pas jeni gati për të gjurmuar makinën tuaj. I gjithë proҫesi i vendosjes së cilsimeve kërkon vetëm 5 minuta kohë ose me pak.

Ju mund ta bashkangjisni pajisjen me ҫelësat tuaj, në çantë, në kuletën tuaj dhe me çdo gjë tjetër që nuk do donit të humbisnit. Më pas përdorni aplikacionin e gjurmuesit për të gjetur vendndodhjen e sendeve tuaja.

Harrojini sistemet e shtrenjta GPS, apo shërbimet gjurmuese. Askush nuk do që të paguaj pagesat e shtrenjta mujore. Ne e kuptojmë sesa stresuese mund të jenë këto gjëra dhe kjo është arsyeja pse ne krijuam Trackr. Kjo pajisje është shumë e rëndësishme për ju kur duhet të kujdeseni që gjërat e rëndësishme në jetë të mos ju humbin.

Kujtoni makinën tuaj. Nëse ju do të keni Trackr ju thjesht mund ta fshihni poshtë tapetit te makinës tuaj, në bagazh, ose në ndonjë vend tjetër ku nuk mund të gjendet nëse makina juaj mund te jetë vjedhur.

Nëse harroni se ku keni parkuar makinën tuaj ,thjesht hapni aplikacionin Trackr në telefonin tuaj dhe aplikacioni do t’iu tregoj ju koordinatat ekzakte të vendndodhjes së fundit të ditur të Trackr

Sa shumë do të më kushtoje kjo pajisje mua ?

Ju me shumë mundësi po mendoni se kjo pajisje do të jetë shumë e shtrenjtë ,, gabim! Trackr kushton vetëm 29$. Një ҫmim i vogël për të paguar për qetësinë e mendjes tuaj, apo jo?

Për ҫfarë tjetër mund ta përdor trackr ?

Sic thamë edhe më parë trackr ka nje palimitshmëri të mundësive. Pajisja është e vogël dhe e rezervuar mjaftueshëm që ju të mund tja vendosni kafshës suaj shtëpiake, mund ta vendosni në celesat dhe kuletën tuaj dhe kurrë më mos të harxhoni kohën duke kërkuar në të gjithë shtëpinë për to.

Teackr vjen dhe me një anë të dytë magnetike, kështu ju mund ta vendosni atë në laptopin tuaj ose poshtë ndenjëses së biҫikletës. Gjurmoni dhe ndëshkoni hajdutët të cilët ju vjedhin ju gjërat me vlerë! /krokodili.al/

Më të lexuarat

Tribuna

Email