iPhone 8 së shpejti në treg, çmimi të paktën njëmijë dollarë
Auto-tech

iPhone 8 së shpejti në treg, çmimi të paktën njëmijë dollarë

30 Maj 2017 | 15:02

Padyshim që të gjithë po presim hedhjen në treg të smartfonit më të ri të Apple, iPhone 8, por kjo nuk do të thotë që të gjithë mund ta përballojmë çmimin e tij, pasi do të kushtojë të paktën 1.000 dollarë…
Sigurisht që të gjithë po presim hedhjen në treg të smartfonit më të ri të Apple, iPhone 8, por kjo nuk do të thotë që të gjithë mund ta përballojmë çmimin e tij. Sipas portaleve të njohura për teknologjinë, iPhone 8 do të jetë telefoni më i shtrenjtë i Apple deri tani.

iPhone 8 është parashikuar të kushtojë të paktën 1.000 dollarë. Në Turqi dhe Shqipëri i kemi blerë me këtë çmim iPhone-t e rinj kur sapo kishin dalë, por në SHBA dhe në vende të tjera zakonisht kanë patur çmime rreth 800 dollarë. Kjo do të thotë se kemi paguar 200 dollarë më shumë!

Tani, kanë dalë të dhëna më të detajuara lidhur me çmimin e iPhone 8. Siç dihet, që tek iPhone 7 nuk ka më telefona Apple me 16 GB hapësirë. iPhone 8 me 128 GB do të kushtojë 999 dollarë, kurse ai me 256 GB, 1.099 dollarë.

Sipas “MacRumors”, nuk do të ketë iPhone 8 me 32 GB. Kjo rritje çmimi mund të shpjegohet edhe me mungesën e telefonave me më pak hapësirë, të cilët kushtonin gjithmonë më pak.

Më të lexuarat

Tribuna

Email