Instagrami përdor AI në luftën kundër komenteve të këqija
Auto-tech

Instagrami përdor AI në luftën kundër komenteve të këqija

03 Korrik 2017 | 19:40

Instagrami ka implementuar disa funksione, të cilat përdorin teknologjinë “machine learning”, për të ndihmuar rrjetin shoqëror në filtrimin e përmbajtjeve dhe pamundësimin e më shumë rretheve të miqve për përdoruesit.

Kevin Systrom nga kompania Instagram, njoftoi se në të ardhmen do të minimizohet ndikimi negativ dhe komenteve të këqija në publikimet e rregullta dhe në përmbajtjen e video-xhirimeve, transmeton KosovaPress.

Opsioni i parë i “machine learning” do të jetë identifikimi i komenteve negative dhe shqetësuese, të cilave do t’iu pamundësohet shfaqja në përmbajtjen e përdoruesve. Aktualisht ky lloj funksioni është i mbështetur vetëm për gjuhën angleze.

Funksioni i dytë në të cilin Instagram do të përdorë të njëjtën teknologji është bllokimi automatik i spam. Teknologjia punon në gjuhët angleze, spanjolle, portugeze, arabe, franceze gjermane, ruse, japoneze dhe kineze.

Systrom thekson se funksionet anti-spam dhe anti-abuse të inteligjencës artificiale (AI) do të avancohen me kohë.

Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.

Më të lexuarat

Tribuna

Email