Haxha me projektin që po e sfidon NASA-n
Auto-tech

Haxha me projektin që po e sfidon NASA-n

09 Korrik 2017 | 14:14

“Atdheu është gjëja më e shtrejtë në jetë për të” këtë ndjesi dhe dashuri kaq të madhe mori me vete kur ulargua nga Kosova në vitin 1992. Të qëndrosh jashtë vendit për 23 vite nuk qënka edhe aq e lehte sidomos kur përbadhesh me shumë gjëra njëkohësisht edhe pse ndjenja e Atdheut është të mos e lëshosh kurrë atë.
BEng (Fist degree) ne Engineering e mbaroi ne Universitetin e Kosovës në Prishtinë në vitin 1992 me notën Distinction. Dr Shyqyri Haxhaishte një nga njerëzit me aktiv në Unionin e Studentëve nga viti 1989-1992. Ai ishte arkatar i kryesis se Unionit te pavarur ne nivel Universitar. Union i cili luftonte kundër pushtetit okupator serb. Data 27 qershor i vitit 1991 shënon edhe “Grevën e Urisë” nga Unioni i Studentëve dhe ku kryetar në atë kohë ka qënëMehe Ukaj e me vone Fisnik Çukaj. Fisnik Cukaj dhe Shyqyri Haxha kane qen studentet me te pandashem qe ndihmuna ne organizimin e levizjes se unionit te studentev kunder regjimit okupator Serb. Masat e rrepta të ndërmarra nga pushteti serb ne vitin 1991 bënë që të gjithë studentët të largoheshin nga universiteti. Kur e panë që nuk mundën të ktheheshin më as në shtator ,u pa e nevojshme që mësimin ta organizonin në shtëpi. Dr Shyqyri Haxha ishtu i vetmi i cili përfaqësonte edhe studentët në Këshillin e Arsimëtarëve.

Ai se bashku me Fisnik Cuken u bëorganizatori kryesor ku së bashku me Sindikatën e Profesorëveorganizuan mësimin nëpër shtëpi në Kosovë. Atëherënjë ndihmesë të madhe morën gjithashtu edhe nga, ate kohe levizja gjithepopullore LDK-ja e cila gjithashtu kishte ndihmuar keto aktivitete se bashku me disa antaer te LPKse qe ne ate kohe ishte ne ilegalitet.Për shkak të këtyre aktiviteteve Shyqyri Haxha u perndjek nga pushteti Serb dhe si rrugë të vetme shpëtim pa largimin nga Kosova. Familja e Shyqyri Haxhes ishte bastisur nga forcat Serbe mbi 12 here gjate vitit 1993-1998. Babai i Shyqyri Haxhes, Rexhep Haxha (i ndjeri i cili ndrroj jete ne 26 Korrik 2016 ne Londer) ishte burgosur pikerisht ne kohen kur u sulmua komandanti legjendar Adem jashari. Bahriu dhe Vesel, dy vellezerit e Shyqyri Haxhes ishin arrestuar ne 1998.

Bahriu kishte arit qe te iu ik forcave serbe dhe arratiset ne male dhe i bashkangjitet UCKs. Shyqyri Haxha arriti të largohej nga Kosova falë ndihmesës së madhe që mori nga vëllai i tij Bari Haxha i cili sot është dëshmor. Duke qënë se vëllai i tij Bahriu ishte një njeri nga studentet kryesor qe ndihmoj në Logjistik e ndihmoi me dokumentacionin e nevojshëm. Ai arriti të arraratisej ndërsa vëllai i tij Bahriu që mbeti ne Kosove pas u vra në vitin me 2 Maj 1999 nga pushteti serb.
Përpara se të vinte në Britani,Dr Shyqyri Haxha u njoh me vështirësi të tjera në shtetin Gjerman. Kur e pa që nuk mund të jetonte me tutje në atë vend sepse të gjitha proçedurat për të ishin mbydhur pasi Gjermania aso kohe i kthente refugjatët në Beograd, u desh të lëshonte edhe Gjermaninë. Duke parë veten kaq të rrezikuar vendos të niset për në Britani të Madhe. Shtet të cilin e falenderon për një mikëpritje dhe nje strehim të jashtëzakonshëm. Një shtet për të cilin shprehet se i ka shpëtuar jetën atij dhe familjes së tij. Në këtë vend ai gjeti një pranim shumë njerëzor dhe mbi të gjitha ky vend i hapi dyer të reja me anë të mundesive të shumta që i ofroi.
Anglishtja që dikur kishte mësuar në bankat e shkollës po i duhej tani mësë shumti. Edhe pse nuk e pati veshtirë për të komunikuar përsëri, Dr Shyqyri Haxha i vendos vetes si qëllim të ri vetes, të mësonte gjuhën. Kështu që iu përkushtua mësimit të gjuhës angleze dhe përgaditjeve profesionale. Ai dëshironte shumë që të ishte edhe një herë po ai student i shkëlqyer që kishte qënë në Prishtinë. E pse jo? Iu dha mundësia që të studionte në një vend ku vërtetë vlerësohej sikurse edhe vlerësohet njeriu. Këto edhe shumë arsye të tjera e bënë edhe më të vendosur se kurrëpër të ecur përpara me çdo kusht.
Sapo erdhi në Britani nga etja e madhe që kishte për dije filloi menjëherë disa kurse të gjuhës dhe kompjuterike që kishin të bënin me programim e gjuhëve të ndryshme kompjuterike. U rregjistrua për Master në City University. Masterin e bëri për “Information Technology” specializimi “Kontroll Inxhinier”. Masterin e mbaroi me “Distinction”. Përpara se të përfundonte studimet i ofruan Full Funded PhD që ishte edhe grada më lartë e vitit akademik. Kjo PhD u sponsorizua nga Ministria e Mbrojtjes dhe arritiqë ta përfundonte në një afat rekord. Ende pa e përfunduar i ofruan që të jepte leksion në Kent Universtity, duke filluar kështu karrierën akademike. Ka qëndruar për 7-vite si lixherues e në të njëtën kohë punonte edhe nëIndustri të Telekomit. Ka punuar si konsulent i telekomit në një kompani të fuqishme në Londër. Momentalisht i është kthyer edhe një herë botës akademike. Në shtator ka filluar si njëSenior Lecturer e brenda një viti arriti të promovohej në Reader qe pothuajse profesor titulli me i lart akademik ne Britani Te Madhe.
Kur mendon për vështirësitë që ka kaluar, të cilat nuk kanë qënë të pakta, sepse nuk ishte e lehtë të ndërmerrje njërrugëtim në fazat e para të martesës e mbi të gjitha në një moshë shumë të re, si ai dhe bashkëshortja e tij, shpesh herë e gjitha kjo tingëllon frigshëm qoftë edhe kur thuhet, jo më kur gjatë tregimit i shfaqen të njëtat seri sikur atë ditë në të cilën i kishte përjetuar duke i ngjadhur po të njëjtin emocion. Kur erdhi në Britani, e kuptoi se ishte vetëm sepse nuk kishte asnjëri që do të mund ta ndihmonte apo qoftë edhe ta drejtonte kështu qëatij iu desh që të merrte përsipër të gjitha mbi shpatullat e tij. Strehimi i familjes, gruas dhe dy fëmijëve të tij u bë edhe sfida më e madhe për të.
Largimi nga Kosova, vajtja në nje shtet i cili nuk i priti mirë dhe pastaj largimi në një vend akoma më të largët tashmë atë po e vriste diçka tjetër, mungesa e familjes, mungesa e vendit. Sikurse të mos mjaftonin këto filloi edhe lufta në vendlindjen e tij, Kosovë. Kur filloi lufta ai ishte në përfundim të Masterit. Ështe shumë e vështirë të njoftohesh nga familja pas një periudhe të gjatë dhe si lajm të marresh vdekjen e vëllait Bahriut ne 2 Maj të 1999. Gjithçka kaloi kufirin kur iu vra i vëllai por përsëri Shyqyri Haxhës iu desh të gjente akoma më shumë forcë dhe të vazhdonte studimet, të punonte fort që të ndihmonte familjen e tij. I gjendur përballë këtij realiteti të hidhur Shyqyri Haxha u aktivizua të takonte dikë nga komuniteti i tij që të ndihmonte sado pak familjen e tij, vendin e tij, të ndihmonte Kosovën. Kanë arritur që të ndihmonin “Fondin e tre përqindëshit” dhe fondit “Vendlindja Thërret”.

Ka qënë i interesur të ndihmonte vetëm Kosovën duke qëndruar larg aktiviteteve polike duke pasur parasysh luftën e pakompromisë që shqiptarët bëjnë për pozita politike. Të duash Atdheun thotë Shyqyri Haxha duhet të duash edhe popullin tënd. E kjo realizohet duke qënë më bashkëpunues e jo duke qënë të përçarë e të xhelozojmë njëri-tjetrin. Dashuria për atdheun dallon nga individi në individ. Është vërtetë për të ardhur keq që pjesa më e madhe e të rinjëve ne Kosove mezi presin që të largohen nga Kosova dhe Shqipëria, kurse Shqyri Haxha nëanën tjetër mendon se,po te kishim lider te vertet qe e duan ate vend, të gjithë një ditë duhet të kthehemi dhe të kontribojmë për vendin tonë. Kurrë nuk është vonë të kthehemi, varet edhe nga lideri që është në krye të vendit. Shpesh herë duket që këta “përfaqësues” po e largojnë atdheun dhe po e privatizojnë atë. Në momentin e parë që gjërat do të fillojnë të ndryshojnë për mirë, pra që secili të marrë meritat dhe postet që i takojnë apo edhe të lejohen, ata që munden të lejohen të punojnë për Atdheun e tyre. Sot per sot ne institucionet e Kosoves eshte instaluar koncepti i te paditurit, servilit, pakurrizorit dhe kjo ka sjell Kosoven buze gremines. Sot per fat te keq dominon antivlera. Natyrisht se keto jane instaluar nga lidershipi i paditur i cili mund te mbijetoj vetem me nje rreth te tille.
Një shkencëtar si Shyqyri Haxha e ka me të drejtë të mos i bëhet rob askujt. Ai merret me shkencë dhe shkencën e tij e bën sikurse e gjithë bota por pyetja lind se pse nuk munden këta liderë të jenë në krye të shtetit dhe të qeverisin sikurse e gjithë bota qeverisë? Nuk ka krenari me të madhe për një djal Shqiptar nga Drenica e Azem Galicës që të punojësi Akademik dhe të ndihet krenar me punën e tij dhe vendlindjen e tij si vendlidje por nuk ndihet aspak krenar me atë çfarë momentalisht po ndodhë në Kosovë. Largimin nga Kosova e kishte menduar të përkohshëm e një ditë të kthehej përsëri në vendin e tij por në momentin që doli jashtë i bëri përshtypje se sa e duam ne Atdhenë dhe sa e duan të tjerët atdhenë. Koncepti “me dasht Atdheun” e përkufizimi i shqiptarëve dallon pak nga të tjerët. Në vendet perëndimore e ruajnë “Atë” me çdo çmim, edhe klasa politike ndërsa tek ne është pak me ndryshe. Ai shprehet se Kosova është vendlindja e tij por Britania e Madhe është vendlidja e fëmijeve të tij. Edhe pse është e njëjta mikëpritje nga shteti i Kosovës përsëri duket sikur Atdhenë e tij e kanë përvetësuar e kjo gjë e bën të njehet shume keq jo vetëm atë por çdo njeri që ka dhënë edhe anetarë të familjes për atë vend. Nga dashuri e madhe ka pasur për atdhenë ka ftuar shqiptarë nga diaspora vetëm e vetëm të bashkëpunojnë duke i bërë edhe “Invited Talks” por në fund ka kuptuar se nuk e kanë të njëtën ndjenjë siç e kishte ai. Shyqyri Haxha ka marrë gjithashtu studimet e doktoraturës Shqiptare në Britani dhe është hera e dytë që ka ftuar dhe supervizuar dy Shqipetar per doktoraturë.

Aktualisht po punon për të realizuar një projekt ose nje inovacion në bashkëpunim me kompani që këtu punon me Ministrinë e Mbrojtjes dhe kanë vendosur marrëdhënie afatgjata me këtë kompani.Kanë arritur që se bashku me kete kompani nga me prestigjiozet ne Britani me këtë projek në njëlloj forme ti bëjnë konkurencë edhe NASAs. Është një projekt që po punonne nje ekip me Kuadrot më të fuqishme në Britani të Madhe.Ka kuadrone kete ekip timin të cilët kanë marrë edhe çmime nga Mbretëresha e Britanis se Madhe. Është një projekt me të cilin Britania e Madhe do të përfitojë shumë. Natyrisht, Shyqyri Haxha shprehet se do të kishte pasur dëshire që projekte të tilla të zhvillohen edhe në Kosovë e Shqipëri. Ndihet shumë krenar qëka arritur të themelojë këtë ekip. Kanë fitur gjithashtu fonde sidomos për studentët sepse ka 6 studentë të doktoraturës dhe të gjithë financohen nga industria. Qëllimi i këtij projekti është më shumë konfidencial dhe nuk mund te tregoje detale. Ky projekt deri më tani ka ecur shumë mirë dhe janë pothuajse në fazen finale. Këtë eksperiment e ka zhvilluar sëbashku me studentët e tij, pra janë në fazen finale të demostrimit të atij koncepti të ri të cilin e kanë propozuar.
Një mesazh shumëtë rëndësishëm që jep Dr Shyqyri Haxha është që shqiptarët të organizohen dhe të punojnë bashkë me nje sinqeritet origjinal duke lënë mentalitet e vjetra lokaliste por të prekrahim njëri-tjetrin sikurse parezerva. Në ekip nuk është me rëndësi që të tregohet sa i aftë je si individ por me rendesi eshte te jeshe bashkepunues dhe perkrahes i fuqishme i ekipit. Integrimi në shoqërinë perendimore ku aktualisht po jetojmë është shumë me rëndësi pasi gjenerata jonë ka shumë mundësi që ndihmojë gjeneraten e re dhe të kontribojmë më shumë për vendin tonë. Kemi një gjuhë shumë të bukur, një vend të mbrekullueshëm dhe duhet të ndihemi krenar për këtë. E krenar ndihemi vetëm kur arrijme sukses ne nje ambinet konkurues dhe ndihmojme vendin tone.

Më të lexuarat

Tribuna

Email