Gjeneva bëhet gati për sallonin e veturave (Foto)
Auto-tech

Gjeneva bëhet gati për sallonin e veturave (Foto)

08 Mars 2017 | 14:46

Qyteti i Gjeneves është në përgatitjet e fundit të edicionit të 87 të sallonit të veturave, një ngjarje ku prezantohen modelet më të reja të automobilave të çdo tipi.

E veçanta për këtë vit është se gjithçka do të jetë e fokusuar tek Peugeot, pasi u mësua për arritjen e kompanisë franceze me General Motors për blerjen e Opel për 2.2 miliardë euro.

1488890961_s4

Një marrëveshje kjo që u arrit me synimin për krijimin e një veture të re në gjendje për të sfiduar Volkswagen, kompania që konsiderohet lider në tregun e makinave.

1488890994_s11111111111111

Ndërkaq, Peugeot e ka marrë një çmim për këtë vit në prag të kësaj ngjarje. Modeli Peugeot 3008 është shpallur si makina europiane më e mirë për vitin 2017, një çmim që pason atë të Opel Astra-s të fituar një vit më parë, transmeton Gazeta Metro.

 

peugeot_3008_galerie-8-1.112743.19Salloni i Makinave të Gjenevës do të hapet zyrtarisht në datën 9 Mars dhe do të mbyllet në 19 mars. /gazetametro.net

Më të lexuarat

Tribuna

Email