Canon prezantoi modelin e ri 6D Mark II
Auto-tech

Canon prezantoi modelin e ri 6D Mark II

03 Korrik 2017 | 19:38

Canon ka një version të ri të DSLR-së 6D. Debutuar në 2012-ën, 6D ishte një prej DSLR-ve dhe kamerave më të mira për fillestarët.

Tashmë Canon ka një 6D Mark II të re dhe në pamje të parë të jep përshtypjen e një aparati të duhur për të lënë pas modelin origjinal 6D.

6D Mark II ka sensor CMOS 26.2 megapiksel, një sistem autofokusi me 45 pika, sistemin Canon Dual Pixel CMOS AF dhe video 1080p me 60 frekuenca.

Kamera gjithashtu posedon një procesor imazhi DIGIC 7 me rang ISO nga 100 deri në 40,000.

Ekrani me prekje është një tjetër komponent i rëndësishëm që nuk do ta gjeni në çfarëdo aparati përveç modeleve të shtrenjta. Kamera është rezistente ndaj ujit dhe pluhurit dhe ka të integruar Wi-Fi, NFC, Bluetooth dhe GPS.

Çmimi bazë i DSLR-së është 1,999 dollar ndërsa konsumatorët mund të blejnë lente Canon 24-105 mm f/3.5-5.6 për 2,599 dollar.

Më të lexuarat

Tribuna

Email