Audi Q7 i ish-kryetarit të Prishtinës Isa Mustafa del në ankand
Auto-tech

Audi Q7 i ish-kryetarit të Prishtinës Isa Mustafa del në ankand

09 Qershor 2017 | 17:37

Shtëpia e Ankandeve Kosova në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do të organizojë ankand për shitjen e veturës Audi Q7, veturë kjo e ish-kryetarit të kësaj komune Isa Mustafa.

Ankandi do të mbahet të shtunën më 17 qershor  duke filluar nga ora 11:00.

Shitja e kësaj veture ishte një nga premtimet kryesore elektorale të kryetarit të tanishëm të Prishtinës Shpend Ahmeti kur kandidoi në marrjen e postit.

Në ankandin e fundit çmimi fillestar ka qenë 41 mijë e 810 euro, derisa është thënë disa herë se kjo veturë ishte blerë nga ish-kryetari Isa Mustafa 76 mijë euro.

Aprovimin për shitjen e kësaj veture, kryetari Ahmeti e kishte marrë nga Kuvendi Komunal. Atëkohë, i pari i Prishtinës, kishte treguar se aprovimi është bërë pa votat e LDK-së.

“Me gjithë kundërshtimin e LDK-së, Kuvendi Komunal votoi propozimin tim për ta shitur veturën Audi Q7. Tani do të zhvillojmë procedurat e parapara me ligj për shitje”, kishte shkruar Ahmeti në Facebook.

Më të lexuarat

Tribuna

Email