​Zbulohet një dobësi shumë e rrezikshme në Android
Auto-tech

​Zbulohet një dobësi shumë e rrezikshme në Android

13 Shtator 2017 | 8:52

Një betejë e ashpër po zhvillohet ndërmjet inxhinierëve të Google dhe hakerëve, të cilët sulmojnë sistemin operativ të Androidit.
Ndonëse Google ka lansuar përditësime për sistemin operativ Android, të paktën në këtë moment, është e pamundur që të largohen të gjitha rreziqet që bart në vete sistemi. Kur është në pyetje preventiva, Android ka probleme të mëdha, pasi që dobësitë vazhdojnë të paraqiten në këtë sistem edhe pas përditësimeve automatike. Praktikisht, çdo ditë, paraqiten sulme të reja dhe në mesin e tyre ekspertët nga Palo Alto Networks kanë zbuluar “Cloak and Dagger”. Sipas tyre, kjo dobësi e sistemit Android iu lejon hakerëve që të sulmojnë aplikacione të ndryshme pa dijeninë e përdoruesve.

Më të lexuarat

Tribuna

Email