​Twitter: Lufta ndaj abuzimeve po funksionon
Auto-tech

​Twitter: Lufta ndaj abuzimeve po funksionon

02 Gushtë 2017 | 10:07

Twitter po bën mjaft progres në sigurinë online me luftën ndaj abuzimeve që nisi në janar.
Është vetë kompania që nëpërmjet një shkrimi në blogun e saj jep disa të dhëna për postimet ofenduese dhe përdorues bezdisës.“Sot Twitter ndërhynë në “10 herë më shumë llogari abuzive çdo ditë krahasuar me një vit më parë”, thuhet në shkrim. Llogaritë që pezullohen apo kufizohen janë mijëra më shumë në ditë.Raportimet për abuzime të lidhura me një llogari, i bëjnë postimet e tyre që të jenë të dukshme vetëm për kontaktet e tyre, dhe këto janë ulur me 25%. 65% e llogarive që kanë qënë objekt i masave, nuk kanë sulmuar më. Rrjeti social nuk ka bërë të ditur të dhënat kryesore por është shprehur se në të ardhmen do të bëhen të ditura më shumë mjete, transparencë dhe shpejtësi ndërhyrjeje “me impenjimin për ta bërë platformën një vend të sigurtë për lirinë e shprehjes”. “Do të jetë diçka e gjatë dhe puna jonë këtu nuk do të përfundojë kurrë”, thotë përgjegjësi i sigurisë Del Harvey.

Më të lexuarat

Tribuna

Email