​Prezantohet Apple TV4K
Auto-tech

​Prezantohet Apple TV4K

13 Shtator 2017 | 8:48

Kompania Apple sonte ka prezantuar edhe gjeneratën më të re të Apple TV, e cila do të ketë mbështetje për videot me rezolucion 4K dhe HDR.
Në fakt, kjo pajisje do të quhet Apple TV4K dhe ka procesor më të mirë për të mbështetur incizimet në rezolucionin 4K dhe videot HDR.Në gjeneratën më të re të Apple TV do të ketë transmetime direkt të sportit dhe përdoruesit mund të marrin notifikimet kur ekipet do të kenë orarin për të luajtur. Po ashtu, studiot e Hollywood-it do të kenë filmat e tyre të pranishëm në rezolucionin 4K në iTunes me të njëjtin çmim sikur filmat në formatin HD. Shërbimi i Apple TV 4K HDR do të jetë i pranishëm në SHBA, Kanada, Francë, Australi, Gjermani, Suedi dhe Norvegji.

Më të lexuarat

Tribuna

Email