​Koncepti elektrik Honda lidh retron dhe modernen (Foto)
Auto-tech

​Koncepti elektrik Honda lidh retron dhe modernen (Foto)

13 Shtator 2017 | 8:57

Koncepti Urban EV nuk hyn në mesin e të arriturave më të rëndësishme në sallonin aktual të veturave në Frankfurt, por gjithsesi paraqet një freskim interesant në botën e automobilave.

Automobili i vogël i Honda me rrymë është i konstruktuar në platformë plotësisht të re mekanike dhe synon të paralajmërojë modelet e ardhshme serike elektrike të prodhuesit japonez.

“Versioni i prodhimit të këtij koncepti planifikohet për vitin 2019”, ka konfirmuar presidenti i Honda, Tahakiro Haçigo, në konferencën për media në panairin e automobilave në Frankfurt.

Urban EV ka dizajn retro, i cili nuk është tipik për veturat elektrike, të cilat kompanitë na i premtojnë për të ardhmen.

Kur bëhet fjalë për dimensione, ky automjet është i pozicionuar nën modelin Honda Jazz.

Në Honda thonë se kanë dashur që Urban EV të ketë proporcione të harmonishme, duke paralajmëruar karakteristikat e tij sportive në vozitje.

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për koncept, Honda në kumtesën për këtë veturë nuk është marrë me detaje teknike, të cilat janë lënë për modelin e paralajmëruar serik.

Më të lexuarat

Tribuna

Email