​BMW M5 për 2018 me 600 kuaj fuqi debuton në Frankfurt (Foto)
Auto-tech

​BMW M5 për 2018 me 600 kuaj fuqi debuton në Frankfurt (Foto)

13 Shtator 2017 | 8:54

Modeli i ri M5 me motor 4.4 litra M TwinPower Turbo V8, i cili prodhon 600 kuaj fuqi, është prezantuar në panairin e automobilave në Frankfurt.

Njësia e motorit është e pajisur me ndërrues automatik prej tetë shpejtësive dhe fuqia bartet në të katër rrotat.

Automobili nga 0 deri 100 km/h arrin për vetëm 3.4 sekonda, derisa shpejtësinë deri në 200 km në orë e arrin për 11.1 sekonda.

Po ashtu, modeli ka shpejtësi maksimale prej 250 km/h, por limiti mund të rritet në 305 km/h nëse blerësi porosit automjetin me pakon opsionale M Driver.

Automobili është më i lehtë duke iu falënderuar aluminit dhe indeve të karbonit dhe masa e përgjithshme është 1.855 kg, që është dukshëm më e ulët se sa te pararendësi BMW M5.

BMW M5 i ri në Gjermani do të mund të porositet pas këtij muaji, me çmim fillestar prej 117.900 eurove, derisa porositë e para do të kryhen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Më të lexuarat

Tribuna

Email