​Audi” tërheq 850 000 automjete me naftë për shkak të ndotjes
Auto-tech

​Audi” tërheq 850 000 automjete me naftë për shkak të ndotjes

02 Gushtë 2017 | 10:10

Prodhuesi gjerman “Audi” njoftoi sot tërheqjen e 850 000 automjeteve me naftë për të ulur emetimet e tyre të ndotjes, disa orë pas një iniciative të ngjashme nga konkurrenti i tij “Daimler”.
“Kjo tërheqje e vullnetshme nga filiali i “Volkswagen”, falas për klientët, përfshin automjetet e pajisura me motorë V6 dhe V8 TDI duke iu përgjigjur normave Euro 5 dhe Euro 6 (më të fundit), në Evropë, por gjithashtu dhe në vende të tjera të paspecifikuara jashtë SHBA-së dhe Kanadasë”, theksoi kompania në një komunikatë.Mes automjeteve të tërhequra bëjnë pjesë makina të markës “Volkswagen” dhe “Porsche”, të tjera marka të grupit “Volkswagen”, të pajisura me këta motorë. Prodhuesi shpreson të kontribuojë në reduktimin e të gjithë emetimeve në qendrat e qyteteve dhe për të penguar ndalimet e qarkullimit”, shtoi prodhuesi bavarez.

Më të lexuarat

Tribuna

Email