Zyrtarët e KOK-ut takohen me Thomas Bachun në “Forumin e Evropës për Avancimin e Grave”
Arena

Zyrtarët e KOK-ut takohen me Thomas Bachun në “Forumin e Evropës për Avancimin e Grave”

10 Tetor 2017 | 14:39

Anëtarja e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, znj.Shqipe Bajçinca – Brestovci, zyrtarja e KOK-ut, znj. Rejhan Halili, si dhe anëtari tjetër i BE, z. Agron Kuka, po marrin pjesë në “Forumin e Evropës për Avancimin e Grave në Rolet Udhëheqëse” (Advancing Women in Leadership Roles Forum for Europe”, që po mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Ata sot patën rastin të takohen edhe me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, z.Thomas Bach, i cili njihet si mik i madh i Kosovës.

Gjatë bashkëbisedimit ai u interesua edhe për shëndetin e kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendi, pas operimit të kryer në Lubjanë të Sllovenisë, kurse nuk munguan fotot pranë banerit prezantues të KOK-ut.

Përfaqësuesit e KOK-ut ndodhen në mesin e të gjitha Komiteteve tjera olimpike të Evropës.

Kujtojmë që KOK-u i jep rëndësi të madhe rolit të femrave në vendimmarrëje, ku pjesë e Asamblesë së KOK-ut janë rreth 25 për qind femra, në Bordin Ekzekutiv 30 për qind, kurse në dhënien e bursave olimpike për “Tokyo 2020”, nga 19 sportistë, nëntë janë femra, njofton KOK.

Më të lexuarat

Tribuna

Email