Zyrtare: Vendoset orari i çuditshëm për “Derby Della Madonnina”
Arena

Zyrtare: Vendoset orari i çuditshëm për “Derby Della Madonnina”

14 Mars 2017 | 14:17

Ndeshja midis dy skuadrave nga qyteti i Milanos, apo siç njihet me emrin “Derby Della Madonnina” do të luhet në datën 15 Prill.

Fillimisht, ndeshja është vendosur të luhet në ora 15:00, por Inter në websajtin zyrtar ka deklaruar se tani është vendosur një orar që rrallë shihet në Serie A.

Derbo do të luhet ditën e shtunë, më 15 Prill, në ora 12:30

Mësohet se njëra ndër arsyet e ndërrimit të orarit është që ndeshja në 12:30 është e përshtatshme edhe me kontinentin e Azisë. /Indeksonline.net/

Më të lexuarat

Tribuna

Email