Zyrtare: Sadiku befason me skuadrën e re (Foto)
Arena

Zyrtare: Sadiku befason me skuadrën e re (Foto)

12 Korrik 2017 | 20:21

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku është larguar nga Zurich për të kaluar në Legia Varshava
Armando Sadiku ka zhvilluar sot paradite vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën që e lidh me kampionët e Polonisë.

Sadiku udhëtoi dje drejt Varshavës dhe sot në mëngjes kreu të gjitha vizitat në klinikën e klubit, duke i kaluar me sukses.

Më pas, ai ishte në ambientet e klubit ku në praninë e drejtuesve nënshkroi kontratën 3-vjeçare.

Nuk është bërë ende e ditur se cila është shifra që ka paguar Legia e Varshavës për sulmuesin shqiptar, i cili ishte nën kontratë me Zyrihun.

Te skuadra e re, Sadiku do të mbajë fanellën me numrin 99

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email